Shokon studimi: Gjysma e botës, obeze deri në vitin 2035

by admin
Spread the love

Nëse nuk merren masa urgjent, deri në 2035-sën më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të klasifikohet si mbipeshë paralajmëron Federata Botërore e Obezitetit.

Mbi katër miliardë njerëz do të preken nga ky fenomen thuhet në raport, ndërsa me ritme më shqetësuese, normat do të rriten tek fëmijët. Më problematike situate do të paraqitet në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme në Afrikë dhe Azi.

Studimi parashikon që brenda periudhës nën fjalë, kostoja e obezitetit të kapërcejë 4 trilion dollarët në vit. Presidentja e federatës, Profesor Louise Baur, i përshkroi përfundimet e raportit si një paralajmërim të qartë për vendet që hidhen në veprim tani, ose të rrezikojnë pasojat në të ardhmen.

Tek fëmijët dhe adoleshentet, duke përfshirë këtu njësoj si djemtë ashtu edhe vajzat, norma rrezikon të dyfishohet krahasuar me nivelet e vitit 2020. Tendenca, sipas Baur është veçanërisht shqetësuese dhe “qeveritë e politikëbërësit në mbarë botën duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur kalimin e kostove shëndetësore, sociale dhe ekonomike tek brezi i ri.

Në raport theksohen sidomos efektet e prevalencës së obezitetit në vendet me të ardhura më të ulëta. Arsyet përfshijnë tendencën e preferencave për ushqimet e përpunuara, nivele më të larta të jetës sedentare, politika më të dobëta për të kontrolluar furnizimin dhe marketingun e ushqimit, dhe shërbime shëndetësore të cilat kanë më pak burime të mira për të ndihmuar në menaxhimin e peshës dhe edukimin shëndetësor.

Gjetjet vlerësojnë se rritja e normave të obezitetit në mbarë botën do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale, duke u barazuar me 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto global.


Top Channel

You may also like