Shokon Kaka: Ronaldo është një i shëndoshë që ecën në Brazil, jo të gjithë bëjnë tifo për Seleçaon

by admin
Spread the love

“Është e çuditshme, por jo të gjithë në Brazil bëjnë tifo për kombëtaren. Shumë në Brazil flasin keq për Neymar. Ndoshta për faj të politikës, por është fakt që brazilianët ndonjëherë nuk dinë të vlerësojnë madhështinë e talenteve të tyre”, këto janë fjalët e Ricardo Kaka në një intervistë të dhënë për BeIn Sports. Ish-kampioni i Milanit dhe Seleçao merr në mbrojtje edhe Ronaldo “Fenomenin”.

“Në Brazil Ronaldo shihet si një i shëndoshë që ecën nëpër rrugë, në Katar sa herë që takon ndonjë tifoz merr komplimente. Për fat në atdhe ka edhe nga ata që e duan, por shoh që e respektojnë më shumë jashtë Brazilit. Nuk e di arsyen, por jashtë shihet në një tjetër mënyrë”, ka shtuar Kaka.

Së bashku, Kaka dhe Ronaldo kanë fituar Botërorin e vitit 2002, trofeu i fundit i fituar nga Brazili, që pas 20 vitesh kërkon që të fitojë për herë të 6-të Kupën e Botës. Në atë kohë, ish-milanisti ishte vetëm 20 vjeç, ndërsa “fenomeni” ylli i turneut dhe golashënuesi më i mirë me 8 gola të shënuar, 2 në finalen e fituar ndaj Gjermanisë. / Oversport.tv

You may also like