Shmangni djersitjen e tepërt me anë të këtyre metodave

by admin
Spread the love

Djersitja është një proces natyral dhe shumë i dobishëm për organizmin. Mirëpo ajo ka një aromë të pakëndshme, sidomos gjatë sezonës së verës. Djersitja është një mënyrë natyrale me anë të së cilës trupi lirohet nga toksinat. Disa njerëz djersiten më shumë dhe disa jo. Djersitja e tepërt konsiderohet si çrregullim dhe quhet hiperhidrozë.

Disa nga shkaqet patologjike te djersitjes së tepërt janë: Hipoglukemia, ankthi, depresioni, HIV-i, apo çrregullimet me gjëndra.

Disa nga metodat me anë të së cilave parandalohet djersitja e tepërt janë:

Aplikoni deodorant– Sigurisht që aplikimi i deodorantit është i domosdoshëm. Aplikojeni atë që në mëngjes, në mënyrë që të parandaloni djersitjen e tepërt gjatë ditës.

Shmangni ushqimet pikante– Disa ushqime siç janë specat dhe erëza të tjera përmbajnë vajra, të cilat stimulojnë gjëndrat e djersës dhe i japin trupit aromë të pakëndshme. Qepa dhe hudhrat gjithashtu shkaktojnë aromë të keqe në trup.

Zvogëloni konsumimin e kafesë– Kafeja mund të jetë arsyeja, që ju jeni duke u djersitur shumë, prandaj shmangia e konsumimit të shpeshtë të kafesë mund ta zvogëlojë prodhimin e djersës.

Konsumoni shumë ujë– Uji është shumë i dobishëm për çdo proces në organizëm. Ai e ushqen lëkurën dhe e hidraton atë. Nëse krijoni shprehi të konsumimit të ujit atëherë krahas efekteve të tjera pozitive, ju do të djersiteni më pak dhe do të ulni temperature e trupit.

Humbni peshë– Yndyra e tepërt e trupit vepron si stimulues i gjëndrave që prodhojnë djersë. Sa më shumë dhjam që keni aq më shumë do të djersiteni, për këtë arsye humbja e peshës është shumë e mirë për shumë procese në organizëm.

You may also like