Shkupjani përfundon në polici, gjuajti me pushkë në drejtim të një maceje

by admin
Spread the love




MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është kryer bisedë informative me një 67-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me pushkë ajrore në drejtim të një maceje, nën pronësi të një 22-vjeçari nga Shkupi.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

“Më datë 08.11.2022 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga Sektori për Çështje Kriminale në Gjorçe Petrov, pranë SPB-Shkup, kanë zhvilluar intervistë zyrtare me M.T.(67) nga Shkupi pasi rreth orës 14:30 me pushkë ajrore ka qëlluar me armë në një mace shtëpiake në pronësi të F.LL. (22) nga Shkupi”, thonë nga MPB.


You may also like