Shkupi hedh një hap të madh drejt kualifikimit, Ballkani I pafat në debutim

by admin
Spread the love

Ballkani ka barazuar 1-1 në Prishtinë në debutimin në Champions League përballë Zalgiris.

Djemtë e drejtuar nga tekniku Ilir Daja kanë kaluar të parët në avantazh me një gol të shënuar nga Gripshi.

Miqtë nga Lituania kanë barazuar shifrat që në pjesën e parë me Buff.  Pavarësisht përpjekjeve të Ballkanit, rezultati I sfidës nuk ndryshon.

Shkupi ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në turin tjetër të Champions League pasi ka mposhtur 3-0 Lincoln Red Imps.

Danfa dhe Adetunji kanë shënuar në pjesën e parë, ndërsa një autogol I Chipolina në pjesën e dytë ka vulosur fatin e kësaj sfide. /Oversport.tv

Foto: FC Shkupi, Facebook

 

You may also like