Shkup, policia me kallëzim penal për terrorizëm ndaj një fëmije 15 vjeç

by admin
Spread the love





Nga MPB bëjnë të ditur se kanë sot kanë parashtruar kallëzim penal për terrorizëm ndaj një fëmije 15-vjeçar nga Shkupi, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se i njëjti në disa raste ka dërguar shkrime kërcënuese në e-mail adresat e disa shkollave në Shkup.

“Më datë 24.02.2023, i mituri i raportuar ka krijuar një adresë emaili duke përdorur celularin e tij dhe po të njëjtën ditë duke përdorur kompjuterin e tij laptop, nga shtëpia e tij ka dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në adresën elektronike zyrtare të një shkolle të mesme në Shkup, që pas kontrolleve rezultoi i rremë. Në të njëjtën kohë, për të fshehur aktivitetet e tij gjatë dërgimit të mesazhit, i mituri ka përdorur një aplikacion VPN. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Sektori për krime kompjuterike dhe kriminalistikë digjitale, është konstatuar IP adresa e përdorur, pronar i së cilës është babai i të miturit, dhe në bazë të urdhëresës për bastisje në shtëpi të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është bërë bastisje në shtëpinë e prindit të të miturit, nga ku është konfiskuar përkohësisht telefoni celular, karta SIM dhe kompjuteri laptop në përdorim të të miturit . Nga ekspertiza e kryer është konstatuar se e njëjta adresë elektronike në disa raste është përdorur për dërgimin e mesazheve me përmbajtje kërcënuese në disa shkolla në territorin e qytetit të Shkupit nga celulari dhe nga kompjuteri laptop”, thonë nga MPB./tv21.tv







Artikulli paraprakI dashuri ia pagoi biletën në rend të parë, por e ndau pasi pa Chris Brownin duke i bërë vallëzim sensual të dashurës së tij në skenë




You may also like