Shkup, organizohet panel me temë “Republika dhe letërsia turke në 101-vjetorin e shpalljes”

by admin
Spread the love

Me rastin e 101-vjetorit të shpalljes së Republikës së Türkiyes, në Shkup është organizuar panel me temë “Republika dhe letërsia turke në 101-vjetorin e shpalljes”, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar nga Konsulenca e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiyes në Shkup, me mbështetjen e Departamentit të Turkologjisë pranë Universiteti Shën Kirili dhe Metodij, morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, zv/këshilltari i konsulencë së arsimit, Cüneyt Talha Özyürek, kreu i Turkologjisë, Prof. Dr. Osman Emin, përfaqësues të institucioneve turke në vend, akademikë dhe studentë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Ulusoy rikujtoi se në kuadër të festimeve të 29 tetorit, 101-vjetorit të shpalljes së Republikës së Türkiyes, janë organizuar aktivitete të ndryshme nga institucionet përkatëse nën kujdesin e ambasadës.

“Shpresoj që kjo ngjarje, e cila do të japë informacione rreth pikëpamjes së letrarëve të këtij vendi për letërsinë turke të periudhës së Republikës dhe Gazi Mustafa Kemal Atatürkut, të kontribuojë në dukshmërinë e vendit tonë dhe vazhdimin e ekzistencës së gjuhës turke në këtë vend”, u shpreh ai.

Özyürek, nga ana e tij, tha se panelistët do t’u japin atyre informacione të vlefshme, duke theksuar se letërsia e periudhës së Republikës është ndërtuar mbi një traditë letrare të ndërtuar ndër shekujsh dhe gjithnjë në zhvillim.

Ai tha se departamentet e Turkologjisë dhe të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në kuadër të universiteteve në Maqedoninë e Veriut kanë një detyrë të madhe për njohjen e drejtë të gjuhës, kulturës dhe letërsisë turke, prezantimin e saj në komunitetin akademik dhe bartjen e saj tek gjeneratat e reja.

Ndërkaq, Emin theksoi se si Departament i Gjuhës dhe Letërsisë Turke ata do të vazhdojnë të rrisin individë të pajisur me vlerat bazë të Republikës, të cilët hulumtojnë dhe i ofrojnë përfitime shoqërisë.

Në panelin nën moderimin e Prof. Dr. Lokman Turan, Prof. Dr. Mehmet Samsakçı bëri prezantimin me temë “Letërsia turke e periudhës së Republikës”, Doç. Dr. Murat Yusuf Önem “Mendime rreth Atatürkut në Kosovë dhe Maqedoni”, si dhe Dr. Yudum Görmüş “Shkrimtaret femra të periudhës së Republikës”.

MARKETING

>



You may also like