Shkup: Nëna bashkë me fëmijët tentoi të largohet nga vendi me test të rrejshëm për Covid-19

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Prokuroria Themelore Shkup dorëzuar propozim për vepër penale kundër një gruaje 38 vjeçare nga Shkupi. Akuzohet për veprën penale – falsifikim i dokumenteve, sipas nenit 378 paragrafi 1 të Kodit penal.

E akuzuara, më 3 gusht ka tentuar të largohet nga shteti nëpërmjet aeroportit Ndërkombëtarë të Shkupit, duke treguar vërtetime të rrejshme për teste negative të koronavirusit. Vërtetim të rrejshëm ka treguar edhe për 3 fëmijët e saj.
Nga Prokuroria thonë se edhe pse e akuzuara e ka ditur se nuk ka bërë test në laboratorin në fjalë, certifikatat mjekësore të rrejshme i ka përdorur si të vërteta, duke ia treguar shërbimeve në aeroport.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like