Shkup: 153 gjoba nga policia, 33 për vozitje nën ndikimin e alkoolit

by admin
Spread the love




Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (27.02.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se snë territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 23 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 33 gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 19 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer.
“Janë vendosur 14 gjoba për përdorimin e celularit, 13 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, pesë masa për shofer fillestar, pesë për mjete të paregjistruara”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.


You may also like