Shkullaku e quan skandal draft-statutin e Edi Ramës për Asociacionin (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në një konferencë për media bëri të ditur se i ka propozuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

E në lidhje me këtë, në emisionin “Rubikon” në Shqip, ka folur opinionisti, Armand Shkullaku, i cili tha se kjo gjë iu duk skandal.

“Për mua kur e dëgjova mu duk një skandal, mu duk skandal sepse në radhë të parë kur ka ardhë çështje për diskutimin për çështjen e Kosovës, Edi Rama ka folur gjithmonë si Lajçaku, nuk ka pasur një qëndrim pak më, po themi pro çështjes së Kosovës”, u shpreh ai.

Shkullaku tutje tha se Rama nuk ka pasur asnjë deklaratë që dënon tensionet, siç u shpreh ai, që provokon Beogradi, përcjell Klankosova.tv.

“Rama deri më sot nuk ka asnjë deklaratë ku të dënojë provokimet, tensionet, destabilitetin që provokon Beogradi, nuk ka asnjë, zero”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like