Shkruan Nardi Toma: Vota e Diasporës, në kutinë e harresës

by USA
Spread the love

Nardi Toma – New York

Teksa kane mbetur gati 15 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, partite politike, respektivisht mazhoranca, nuk ka ndermarre ende asnje hap serioz per hartimin dhe miratimin e ligjit per voten e diaspores. Qeveria si pergjegjese dhe aktore e procesit, duket e pa-interesuar per permbushtjen e premtimit, te dhene qe ne votimet parlamentare te 2017-es.

“Problemi eshte tek regjistrimi i njerezve. Nuk eshte nje proces i lehte, pasja e te dhenave te qytetareve qe jetojne jashte, eshte proces kompleks, ku duhen perfshire shume aktore te tjere. Por edhe diaspora ka pergjegjesite e veta”, deklaroi 2 muaj me pare kryeministri Edi Rama, ne nje konference per shtyp.

Ne te njejten linje justifikimesh jane edhe ministrat, deputetet e madje edhe ambasadoret, te cilet ne heshtje e dine se vota e diapsorës nuk është lehtësisht e manipulueshme druhen një ekuacioni të panjohur për ta.

Emigrantët shqiptare janë shtetas shqiptarë dhe shteti  duhet t’a tregoj dhe demonstrojë këtë kujdes për shtetasit e vet kudo që ndodhen jashtë territorit shqiptar, jo te luaje ‘ping-pong’ me nje ceshtje kaq te rendesishme.

Në rrafsh ndërkombëtar,janë kristalizuar metoda të ndryshme të pjesëmarrjes në votimin nga jashtë vendit, mes këtyre proçeduarve mund të dallojmë: -votim personalisht në qendren e votimit në misone diplomatike dhe misionet konsullore; -votimin me faks; votimi përmes përfaqësuesit ligjor; votim me postë;  proçedura të kombinuara, etj.

Cfare i frikeson ‘xhaketat e vjetra’ qe ‘minojne’ kete proces, aq te deshiruar dhe nevojshem per gjendjen ku ndodhet vendi? Disa arsye jane:
Diaspora mund të krijoj lëvizje të re; Diaspora përbën 46% të numrit total të zgjedhësve;  Diaspora largon krimin nga politika; Diaspora na afron me organizmat ndërkombëtare; Diaspora solli ndryshimet në Itali, Rumani, Kosovë dhe kudo;  Diaspora voton dhe përfaqësohet kudo në botë; Mundëson që të gjithë qytetarët të votojnë, dhe ofron mundësi të barabarta votimi për të gjithë; Njeh qytetarët jashtë vendi si persona juridik bazuar në kombësinë e tyre;

Mundëson qytetarëve që jetojnë jashtë shtetit pjesëmarrjen në zhvillimet politike në vendlindje; Emigrantët duhet të zgjedhin, por edhe të zgjidhen, ata duhet kenë përfaqësuesit e tyre në parlament; Siguron që qytetarët të mbajnë lidhje me prejardhjen e tyre; Rrit interesimin e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendlindjes, mund të ketë ndikim pozitiv përmes investimeve dhe remitancave; Mundëson që minoritetet të cilat janë banorë jashtë vendit të marrin pjesë në jetën politike.

Modeli i Kosovës për votimin e emigrantëve është shumë i mirë për Shqipërinë dhe komod për tu aplikuar. Në mënyrë që të votojë nga jashtë, qytetari duhet që me sukses të aplikojë duke ia paraqitur formularin e regjistrimit Komisionit Qendror Zgjedhor, brenda afatit të regjistrimit. Regjistrimi për votim jashtë vendit mund të zgjasë deri 40 ditë gjatë zgjedhjeve të rregullta dhe mund të shkurtohet deri në shtatë (7) ditë gjatë zgjedhjeve të parakohshme apo atyre të jashtëzakonshme.

KQZ shqyrton të gjitha aplikacionet për të përcaktuar të drejtën e aplikuesve për votim. Atyre të cilëve iu është miratuar e drejta votuese, KQZ-ja iu dërgon me postë një zarf që përmban zarfin e fshehtësisë, një fletëvotim të paplotësuar dhe listën e kandidatëve, udhëzimet mbi mënyrën e votimit si dhe adresën e KQZ ku votuesit duhet ta kthejnë zarfin me fletëvotim. Votimi jashtë vendit në Republikën e Kosovës është i  mundur vetëm përmes postës.

Si konkluzion, shihet qarte se frika e ndryshimit eshte arsyeja kryesore e menjanimit te diaspores nga cdo proces vendim-marres ne Shqiperi.

You may also like