Shkrirje e PD me LSI? Gazment Bardhi zbulon nëse do t’i bashkohet Ilir Metës

by admin
Spread the love

Bashkëpunimi mes PD-së dhe LSI-së me në krye Ilir Metën, është i pranueshëm sipas Gazment Bardhit pas një kërkesë faljeje nga ana e presidentit, por një shkrirje mes dy partive kurrsesi nuk mund të ndodhë sipas deputetit të PD-së.

Bardhi tha se LSI-ja është është rritur në dëm të PD-së dhe një shkritje e supozuar mes PD-së dhe LSI-së do të iste për llogari të interesave të Metës.

“Nuk kemi pasur kurrë mbështetje mediatike faktikisht, pasi media mbështetet nga persona të ndryshëm ndër ta edhe Berisha.

Në politikë nuk ka çështje statike, po të ishte për çështjen e numrave Basha u zgjodh kryetar i PD pas dy muajsh që u akuzua si i shitur. Ajo që unë kam thënë është që rreziku me Berishën në parti do të ishte i izoluar. Berisha nuk e ka marrë zyrtarisht PD-në, por ai është I izoluar. Unë nuk e shoh dot PD-në fituese duke qenë e izoluar nga partnerët ndërkombëtarë.

Çdo ditë e më tepër demokratët do të ndërgjegjësohen që Berisha nuk është e ardhmja e kësaj partie. Nuk mendoj që Basha e ka të mundur kthimin në krye të PD-së. Ne nuk fitojmë dot duke qenë të përçarë e duke luftuar njëri-tjetrin. Jo bashkë me në krye të shkuarën e PD-së që është larguar me votë. Kjo nuk është parti alternativë qeverisëse, është një parti fituese që mund Edi Ramën.

Ajo që unë besoj është që LSI-ja është rritur në dëm të PD-së. Unë besoj tek bashkëpunimi I faktorëve opozitar por jo tek shkrirja e PD-së për llogari të interesave të Ilir Metës apo LSI-së. Ata duhet të bëjnë betejën e tyre ndaj Ramës duke e nisur me një ndjesë. Me këtë ndjesë mund të shihet një bashkëpunim mes PD-së dhe LSI-së por kurrsesi të bashkohen. Nuk besoj që Meta është I ndryshëm nga Rama për mënyrën se si e ka qeverisur Shqipërinë në 30 vite.”-shprehet Bardhi.

You may also like