Shkrimtarja amerikane, novelë për qentë në Kosovë dhe Ballkan

by USA
Spread the love

𝗚𝗮𝘇𝗲𝘁𝗮𝗿: 𝗟𝗶𝗿𝗶𝗱𝗼𝗻 𝗖𝗲𝗰𝗷𝗮 – New York

Dy vizita të shkurtra në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit, inspiruan shkrimtaren e talentuar amerikane, Sarah Bergquist Kosumi të shkruajë një libër.

Vajza nga Kalifornia, teksa shëtiste me kureshtje lagjeve plot kontraste në vendet e rajonit, u befasua nga mënyra e trajtimit të qenëve endacakë, të cilët i shikonte pothuajse ngado që lëviste, shkruan faqja “Shqiptaret e Amerikes“.

Si “personazh kryesor”, Sarah ka përzgjedhur të jetësojë në këtë novelë qenushin Lyri – një qënie që e “takon” në hapat e parë të jetës.

“Lyri përballet me sprova të shumta në një botë që ndryshon me shpejtësi ndërsa ai maturohet nga një qenush në një qen të ri. Trashëgimia e tij dhe traditat e tufës i japin atij këmbënguljen dhe energjinë e nevojshme për të përballuar sfidat e të qenit një qen i lirë”, shkruan me plot pasion autorja.

Duke qene një narratore [udhë-rrëfyese] e ngjarjeve, Sarah pasqyron dashurinë dhe përkujdesin ndaj të bukurës, ndaj natyres e jetës dhe ndaj çdo gjëje që na rrethon.

Ashtu siç përpiqet të rrisë edhe vetëdijen e njerezve dhe të sensibilizojë institucionet për ruajtjen e mjedisit, ndotjen e ajrit dhe natyrisht më shumë vëmendje ndaj këtyre qenieve aq besnike.

Kritikët letrarë vlerësojnë se libri ka një rrjedhë logjike të pastër, me argumenta bindës dhe i përshtatshëm për çdo moshë. Cilësi që tregojnë se kemi të bëjmë me një shkrimtare, që është vlerë e shtuar per letersine amerikane dhe atë shqiptare.

Librin e gjeni këtu: 𝘄𝘄𝘄.𝗹𝗮𝘀𝘁𝗳𝗿𝗲𝗲𝗱𝗼𝗴.𝗰𝗼𝗺

You may also like