Shkolla fillore “Elena Gjika” gëlqeroset për herë të parë që nga paslufta

by admin
Spread the love

Shkolla fillore “Elena Gjika” në lagjen Dodona në Prishtinë. Pas 22 vjetësh do të investohet në gëlqerosjen e shkollës fillore “Elena Gjika”, në lagjen Dodona në Prishtinë.

Në shtator ky objekt 77-vjecar pritet të marrë pamje të re, atëherë kur nisë mmësimi i vitit të ri shkollor, njofton Klankosova.tv

Drejtori i shkollës, Betim Sylejmani, tha se duke përjashtuar këtë javë, ku fëmijët e mbajtën mësimin vetëm dy ditë online, punimet këtu, sipas tij, u zhvilluan me menaxhimin më të mirë.

Objekti që është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, është rinovuar nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës, e që në këtë investim pati fatin të hyjë edhe shkolla, në mesin e disa restaurimeve në objekteve tjera që do të bëhen.

You may also like