“Shkoj në stërvitje herët dhe e gjej Ronaldon”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Elanga, i cili ka pasur një sezon përparimtar për Unitedin, ka luajtur së bashku me Ronaldon në disa raste këtë sezon dhe ndihet me fat që luan me kapitenin portugez.

“Është vërtet mirë të kesh Ronaldon si mentor sepse shkoj në stërvitje shumë herët dhe e shoh atje”, ka thënë fillimisht Elanga për faqen zyrtare të Manchester United.

“Nëse kemi pasur një ndeshje një ditë më parë, flasim për lojën ose stërvitjen”.

“Ai është një person vërtet i mirë për të pasur rreth vetes teksa ndertohesh si lojtar, jo vetëm për shkak të asaj që ai bën në fushë, por edhe jashtë fushës”.

“Nëse ne lojtarët e rinj kemi nevojë për ndonjë ndihmë, ne mund të flasim me të. Kështu që ai është një person vërtet i mirë për të qenë pranë”, përfundoi suedezi.

You may also like