Shkodra Open/ Turneu ndërkombëtar i tenisit

by admin
Spread the love

200 teniste nga 33 shtete të ndryshme po garojnë në “Shkodra Open 2023”.

Turneu botëror i tenisit për të rinj, është i pari në këto përmasa që është organizuar ndonjëherë në vendin tonë dhe bën bashke të rinjtë më të mire në këtë sport.

“Unë vij nga Amerika dhe ndjehem i bindur se do ta fitoj ketë turne të rëndësishëm. Shkodra po me duket qytet i bukur dhe  qytet mikprites. Njerëzit janë  të dashur dhe mjaft bujar me ne.” – tha Owen Langley, tenist nga USA.

“Objektivi është i njëjtë si në çdo turne por këtë radhë është edhe më ambicioz. Shpresojmë që të arrijmë të fitojmë jo vetëm një ndeshje por gjithë kampionatin.”– tha Gresi Bajri, teniste e Shqipërisë.

“Unë jam Gilishama Shameko, trajner i Izraelit dhe do prezantohemi me 4 sportiste. Jemi shumë të kënaqur qe kemi ardhur në Shqipëri sepse kemi dëgjuar shumë fjalë të mira për vendin tuaj. Kemi marrë pjesë në shumë turne të ndryshëm në të gjithë botën por ky është një nga vendet me të bukura që unë kam parë.”– tha Gilishama Shameko, trajner i Izraelit.

“Unë vij nga Anglia, kam jetuar në Londër që kur kam qenë e vogël. Prindërit i kam nga Shqipëria e kështu do të luaj një turne në Shkodër. Luaj nesër ndeshjen e parë e ndihem shumë konfidente dhe e motivuar. Fushat janë të mira e vendi është shumë i mirë, kështuqë mezi po pres ditën e nesërme.”– tha Viviana Muci, teniste nga Anglia

“Shkodra Open”, ka si qëllim jo vetëm promovimin dhe rritjen e tenisit në nivel lokal por edhe promovimin e Shqipërisë.

“Ky eveniment është shumë i rëndësishme për sportistët, por një rëndësi të veçantë ka për qytetin tonë pasi këtu marrin pjesë rreth 200 sportistë, i afrohen qytetit tonë rreth 400 njerëz që ushqehen, rrinë në hotele dhe janë një zë i mirë për qytetin. Shpresojmë të ketë fat konkurrentja jonë Greisi”– tha Alban Dani, Perfaqësues i “Shkodra Open 2023”

Ndeshjet do të luhen për 1 jave me radhë dhe finalet e mëdha do të zhvillohen me 27 Gusht.

 


Top Channel

You may also like