Shkodër, banesa, stalla bagëtish dhe mbi 3 mijë hektarë tokë ndodhen nën ujë

by admin
Spread the love

Bashkia Shkodër ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me përmbytjet në këtë qark, ku aktualisht raportohet banesa, stalla bagëtish si dhe një sasi e madhe toke, që janë nën ujë si rezultat i vërshimeve nga reshje.

Sipas Bashkisë, deri në orën 08:00 të kësaj të shtune, raportohen 3020 hektarë tokë të përmbytur, një rritje kjo pas shtimit të reshjeve gjatë orëve të pasdites së djeshme dhe gjatë natës.

Njoftimi:

“Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e deri tanishme ora 08.00 eshte si me poshte:

1.Kuota Drin 6.95 m (e pa ndryshuar me oren 17.00)7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.88 (e rritur me 10 cm me oren 17.00) 8.70 m kuota max

Bashkia Shkoder toke e permbytur 3020 Ha e rritur me 250Ha me oren 17.00 te dites se premte.

Banesa me prezence uji oborre e stalla ne total 155 e pa ndryshuar me oren 17.00, nga te cilat 2 me presence uji brenda ne banese ne fshatin Obot.

Nj.A. Ana Malit ka permbytur ne nje sip prej 1350 Ha

Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m) kalueshmeria vetem me mjetet e kalueshmerise se larte ushtarake ( 4 te mjete te kalueshmerise se larte , 2 varke e 15 efektiv te FA).

Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit. Ne fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence te larte uji ne oborre.

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 1.6 m, sip toke e perbytur 800 Ha,banese me prezence uji 20.

Te dislokuara 2 mjete, 1 varke dhe 11 efektiv te FA. Berdice 450 Ha, Rrethina e Livade 20 Ha e 5 banesa,Velipoje 400Ha, nuk ka energji elektrike ne te gjithe njesine.

Ka gerryerje te Lumit Kir ne afersi te fshatit Hot i Ri. Ne Bahçallek 1 mjet , 6 efektiv te FA”, thuhet ne njoftim.

Lexo lajme interesante

You may also like