Shkëputja nga bashkëshorti dhe marrëdhënia me vajzën, Rudina Hajdari në një rrëfim si kurrë më parë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë të rralla intervistat e Rudina Hajdarit e sidomos kur bëhet fjalë për jetën private rrallë e dëgjojmë të flasë. Por e ftuar së fundmi në “Glamour zonë”, deputetja e Partisë Demokratike, ka rrëfyer më shumë.

Hajdari në një intervistë disa kohë më parë ka lënë të kuptohej se ka pasur një “shkëputje” në marrëdhëniën e saj me bashkëshortin dhe për këtë ajo tregoi:  “E vërteta është që ai është larg. Ai është në Amerikë, ndërsa unë këtu. Eshtë e vështirë të jesh gjithë kohës bashkë, apo jo?”.

E pyetur nga moderatorja nëse karriera ka qenë një pengesë në jetë e saj private, Hajdari u përgjigj: “Ka qenë një problem. Nga ana tjetër ka qenë edhe një vlerësim nga bashkëshorti që unë kam ndjekur rrugën që unë kam dashur dhe më ka mbshtetur në këtë aspekt”.

Ajo u ndal edhe tek marrëdhënia e saj me vajzën duke treguar se është një nënë e rreptë.

“Disiplina i bën mirë një fëmije. Sepse i tregon kufirin. Kur them jo, jo nuk e lë vajzën t’më ndryshojë mendjen”, tha Rudina Hajdari duke shtuar se e vetmja gjë që pendohet për karrierën është se nuk kalon kohë sa duhet me vajzën e saj Sihanën.

You may also like