Shkëndija zyrtarizon lojtarin Ennur Totre – Shqip

by admin
Spread the love

Pas dy viteve pauzë mesfushori Ennur Totre sërish do të veshë fanellën e Shkëndijës, pasi vjen si huazim nga ukrainasit e Vorskla Poltavës.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e Ennur Totres. Kryesia, futbollisti dhe drejtuesit e Vorskla Poltavas kanë gjetur akord për huzimin e mesfushorit në 6 muajt e ardhshëm, pas çka zyrtarisht mund të konfirmojmë se Ennur Totre kthehet në taborin kuqezi.

Mesfushori 26 vjeçarë vjen si përforcim në gjysmëstinorin pranveror ku Shkëndija kërkon titullin kampion.

“Është ndjenjë shumë e bukur sërish të kthehem në shtëpi, në klubin ku u rrita dhe u afirmova si futbollist. Shkëndija ka vend të veçantë në jetën time dhe jam shumë i lumtur që sërish do të mund të kontribuoj për këtë fanellë. Falemenderoj klubin për këtë mundësi dhe shpresoj që bashkarisht të realizojmë objektivat”, është shprehur Totre pasi zyrtarizoi huazimin 6 mujor nga Vorskla te Shkëndija.

Totre është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, ndërsa për ekipin e parë debutoi si 17-të vjeçar. Me Shkëndijën u paraqit në 7- sezone dhe ishte fitues i 3 titujve kampion e 2 trofeve të Kupës. Verën e vitit 2021 firmosi me Tiranën dhe në fund të sezonit u shpall kampion i Shqipërisë, pas çka u transferua në Ukrainë te Vorskla Poltava.

Totre ka udhëtuar drejt Antalias ku bashkohet me ekipin në fazën përgatitore në Turqi, thuhet në komunikatë.

You may also like