Shkëndija romantike në sytë e Einxhel! Pranon se i pëlqen Dj Dagz, por ka vetëm një problem: Është pak i lidhur jashtë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditët e fundit duket se për një tjetër dyshe të shtëpisë janë ndezur disa shkëndija romantike.

Dj Dagz dhe Eixhel nuk i kanë kursyer batutat, ironitë dhe deklaratat kundrejtë njëri-tjetrit.

Raporti i tyre ka patur ulje-ngritje duke konfuzuar një parashikim se çfarë mund të ndodhë mes tyre.

Mbrëmjen e djeshme, Fifi ka vendosur të qartësojë përfundimisht këtë marrëdhënie.

‘’A e pëlqen ti Arbrin”,- e pyeti ajo Einxhel.

Pas sekonda më vonë, përgjigja e vajzë së njohur të shou-bizit do t’i vinte kapakun gjithë dyshimeve dhe konfuzionit mes tyre.

‘’Po e pëlqej’’,- deklaroi ajo.

Mbetet vetëm për t’u parë se çfarë ka rezervuar e ardhmja për ta.

Teksa Dj PM direkt nisi një flirt me Sarën, sapo hyri në BBV, Dj Dagz  ka qenë disi më i rezervuar dhe kjo për faktin se ai ka një lidhje jashtë.

Dj i njohur kosovar prej kohësh është i lidhur me moderatoren simpatike të “KTV-së, Ariana Berisha. Gjithçka mbetet për t’u parë. A do ta tronditë lidhjen jashtë, një lidhje apo flirt brenda?/revistawho.com

You may also like