Shkëndija në Conference League i merr barazimin AIK në Suedi

by admin
Spread the love

Shkëndija merr një rezultat të kënaqshëm në sfidën e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League.

Skuadra nga Tetova barazoi në Stokholm ndaj AIK me rezultatin 1-1 në një sfidë ku ajo meritontë te merrte diçka më shumë duke parë lojën e futbollit të saj.

Shkëndija e ndezi lojën që në sekondat e para, pasi pa u mbyllur minuta e parë mori kryesimin në rezultat 1-0 teksa shënoi me anë të Hasanit. pas këtij goli, skuadra e Artim Shaqirit pati edhe shanse të tjera për të thelluar këtë avantazh me Hasanin, Gurin, Dorienin dhe Vagner, por nuk i konkretizoi rastet e krijuara.

Në minutën e 17 ishte AIK që bëri goditjen e tij teksa barazoi rezultatin në 1-1 me anë të Guidetti.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes historitë nuk ndryshuan më me skuadrat që dolën nga fusha e lojës pikërisht me barazimin 1-1 dhe çështja e kualifikimit për në fazën e playoffit do të zgjidhet javën e ardhshme në Shkup në sfidën e kthimit me Shkëndijën që do të tentojë të marrë fitoren me çdo kusht.


Top Channel

You may also like