Shkencëtarët gjermanë do të rrisin derra për t’ua marrë zemrat për njerëz

by admin
Spread the love

Shkencëtarët gjermanë po planifikojnë që këtë vit të klonojnë dhe më pas të rrisin derra të modifikuar gjenetikisht për t’ua marrë zemrat e për t’i transplantuar më vonë ato në njerëz, duke u bazuar në një version më të thjeshtë të një derri në ShBA, që muajin e kaluar u përdor në transplantimin e parë të zemrës në botë nga derri te njeriu.

Eckhard Wolf, shkencëtar në Universitetin Ludwig-Maximilians (LMU) në Mynhen, tha se ekipi i tij synon që të ketë specie të reja, të modifikuara nga raca “Auckland Island”, të gatshme për t’iu nënshtruar testimit të transplantimit nga viti 2025, shkruan The Guardian.

“Koncepti ynë është që të vazhdojmë me një model më të thjeshtë, më saktësisht me pesë modifikime gjenetike”, tha shkencëtari gjerman, puna e të cilit ka nxitur debat të ashpër në njërin nga shtetet me shkallën më të ulët të dhurimit të organeve dhe me një lëvizje të fuqishme për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Ëolf, i cili i ka analizuar transplantimet nga kafshët te njerëzit për dy dekada, tha se ekipi i tij do të përdorë teknologji klonuese, që ende nuk është efektive, për të krijuar vetëm “kafshë themeluese”, nga të cilat do të rriteshin më pas gjeneratat identike të klonuara.

Një gjeneratë e tillë do të lindej këtë vit dhe zemrat e këtyre derrave do të testoheshin në një lloj majmuni para se ekipi të kërkojë miratim për një testim në njeri pas dy ose tre vjetëve, tha shkencëtari gjerman.

Sipas Fondacionit për Transplantimin e Organeve në Gjermani, në fund të vitit të kaluar, rreth 8.500 njerëz kanë qenë në listën e pritjes për transplantim organesh.

You may also like