Shkëmbim shqiptarësh në Serie A, Torino ofron Vojvodën për Marash Kumbullën

by admin
Spread the love

E ardhmja e Marash Kumbullës është ende e pasigurt. Mbrojtësi e ndoqi humbjen ndaj Milanit nga stoli dhe vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur në merkaton dalëse të klubit verdhekuq.

Roma kërkon që ta shesë kartonin e mbrojtësit dhe jo ta huazojë.

Pista e fundit që ka dalë në skenë është ajo e skuadrës së Torinos, që kërkon ta afrojë 20-vjeçarin që në janar, duke përfshirë në marrëveshje edhe mbrojtësin e djathtë Mërgim Vojvoda.

“Dardani” mund të kalojë në Romë dhe Kumbulla në Torino vetëm pasi ekipi i Juriçit të paguajë një shumë drejt klubit të Murinjos, pasi kartoni i Kumbullës vlerësohet më shumë, siç raporton “TuttoMeracatoWeb”.

Por, jo vetëm Torino, për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares janë të interesuar edhe skuadrat e Napolit dhe Fiorentinës.

You may also like