Shkëmbi e Dinamo shtrëngojnë duart, pritet vetëm komunikata zyrtare

by admin
Spread the love

Bledi Shkëmbi dhe Dinamo e kanë parë të udhës të ndajnë rrugët, pas humbjes që 18 herë kampionët e vendit pësuan kundër Kastriotit të vendit të fundit.

Vetë tekniku korçar e ka tha hapur që do të shikojë pozicionin e tij dhe do të ketë një takim me presidentin Adrian Bardhi.

Ky takim ka ndodhur dhe palët kanë shtrënguar duart dhe mbetet që klubi i Dinamos të dalë me komunikatë zyrtare.

Zgjidhja për trajnerin e rij është gjetur brenda stafit, pasi do të jetë Bledar Devolli ai që do ta pasojë Shkëmbin.  Gjirokastriti ishte krahu i djathtë i Shkëmbit në ndeshjet e këtij viti dhe tani “gradohet” trajneri parë.

Në drejtimin e korçarit Dinamo grumbulloi 19 pikë në 19 ndeshje dhe është në garë për Kupën e Shqipërisë, pasi ka kaluar në çerekfinale dhe të enjten do diskutojë kalimin më tej me Partizanin, pasi ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë. / oversport.tv

You may also like