Shkëlqimi dhe rënia e Elsa Lilës!

by admin
Spread the love

Sikur lajmi që këngëtarja Elsa Lila është arrestuar të mos kish marrë dhenë, askush nuk do ishte kujtuar sot për të dhe jo për fajin tonë. Prej vitesh jeta e saj është ndërtuar jashtë dhe ardhjet në Shqipëri kanë qenë pëherë e më të rralla, të paktën publikisht. Elsa nuk ka qenë kurrë një person mediatik. E pëlqyer po, që në fillim kur fitoi në Festivalin e 1996-ës me gërsheta e jakë të bardhë me “Pyes lotin”, pastaj fitoi një të dytë, e më pas një të tretë, të parën “Këngë Magjike” dhe kur doli në skenën e Sanremos me “Valerian” gëzuam se do ta fitonte edhe atë, por vetëm i shkoi afër. Sinjalet e saj të para në përpjekjet e ndërtimit të një karriere, në mos ndërkombëtare të paktën italiane, ishin shumë pozitive. Elsa Lila erdhi me statusin e një ylli për të drejtuar Festivalin e RTSH-së dhe kushdo që ia vuri gishtin për ta vënë në skenën e festivalit si prezantuese bëri “bingo”. Të nesërmen e atij Festivali gazetat u hapën me titujt kryesorë për Elsa Lilën (“mirë se vini në Elsa Lila show” shkruante “Panorama”), e cila për një moment na bëri të besojmë se atij festivali iu kthye shkëlqimi i dikurshëm, edhe pse s’qe e thënë sepse hera e dytë e Elsës në po atë Festival një vit më pas nuk qe si sukseset e padiskutueshme të hiteve të saj. Ama çdo kthim i saj është pritur me interes siç ishte rasti kur producentja Holta Dulaku e ngjiti në skenën e “Moulin Rouge” në 2008-ën, një sukses i padiskutueshëm.

Megjithatë Elsa nuk u bë kurrë vajza e intervistave, e kopertinave aq më pak e portaleve. Disa foto të befasishme me vajzën bënë bujë të madhe, por ne nuk ia njohëm asnjëherë partnerin, e që atëherë nuk e pamë më as të bijën, që tashmë duhet të jetë zonjushë e rritur. Rrëfimin e parë dhe të vetëm për Évitën vajzën e saj, e bëri pak kohë pas sjelles së saj në jetë ndërkohë që në rrethet e gazetarevë, Elsa nuk ka qënë pjesë e listës së personazheve-miq. Për gazetarët e viteve më parë, kur portalet nuk kishin shpërthyer ende, ajo ishte figurë tërheqëse dhe interesante, por ngeli kryeneçja që nuk u zbut kurrë. Mbase ky dimër i përhershëm në marrëdhenie me gazetarët mbeti gjithmonë i ftohtë për shkak të kohës kur lajmet e gjetjes së vrarë të nënës së saj mbushnin gazetat çdo ditë.

Rikthimi më i gjatë i Elsës në Shqipëri ishte kur i dha vetes ca ngjyrime politike dhe u shfaq publikisht si përkrahëse e Partisë Socialiste dhe më pas në rolin e një prej trajnerëve të “The Voice of Albania” në Top Channel, që forcoi pozitat e saj si një artiste e lindur, por këngë prej Elsës nuk dëgjuam më kurrë.

Hera e fundit që Elsa Lilën e pamë në një skenë shqiptare ishte në 2017-ën, kur u ftua nga Adi Krasta në Festivalin e RTSH-së konkretisht në edicionin e 56-të i tij, ku këndoi një nga kryeveprat e Vivaldit. E ndërsa në Shqipëri, me gjithë ato pak kthime, Elsa Lila ishte Elsa Lila, në Itali vajza nga Shqipëria u harrua shpejt. Pa asnjë llogari në rrjetet sociale (të paktën jo me emrin e saj) do ishte harruar edhe këtu, sikur sot të mos ishim tronditur nga lajmi se Elsa Lila është arrestuar. Kush nuk shpresoi me zemër se këngetarja jonë është thjesht pjesë e një keqkuptimi? Me siguri të gjithë. Dhe mbetet ende një lajm i ditës ende i pasqaruar, deri në zbardhjen e të vërtetës, me shpresën se gjithçka do kthehet si më parë./revistawho.com

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like