Shkatërrohet laboratori i amfetaminës në Shkup/ Sekuestrohen para, armë e vetura

by admin
Spread the love





MPB ka dhënë detaje nga aksioni i mbrëmjës së djeshme në lidhje me konfiskmin e amfetaminës, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se është zbuluar një laborator i amfetaminës dhe është konfiskuar drogë në vlerë të 500.000 eurove. Janë arrestuar 5 pesrona, D.T.(25), E.M.(35), Zh.P(46), S.Ç.Z. (38), B.F. (44), të gjithë nga Shkupi.

“Janë bërë kontrolle në shtatë lokacione në Shkup dhe është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, si dhe drogë me vlerë rreth gjysmë milioni euro, nëse ishte shitur përmes dilerëve. Konkretisht, drogë sintetike amfetaminë në sasinë rreth shtatë kilogramë, një kilogram kokainë, rreth 22 kilogramë marihuanë, rreth 3000 tableta ekstazi, një pushkë automatike “Kallashnikov”, 667 fishekë të kalibrit të ndryshëm, një karikator për një pushkë automatike, dy karikatorë për pistoletë, shumë peshore dixhitale me mbetje amfetamine, pajisje për prodhimin e drogës sintetike amfetaminë, kallëpe për amfetaminën, sasi e madhe lëngu për prodhimin e amfetaminës sintetike, fletore dhe fletë me shënime për borxhlinj, dmth personat që kanë blerë drogë, para për të cilat dyshohet se janë nga shitja e drogës dhe katër automjete pasagjerësh”, thonë mes tjerash nga MPB.







Artikulli paraprakQytetarët e RMV-së mesatarisht jetojnë 75 vjet
Artikulli tjetërVeprimi i Nicole Kidman në Oscars, që bëri të gjithë të mendojnë se ajo ishte e dehur




You may also like