Shkatërrimi i përgjimit të Ballës, deklarata e fortë e analistit: Ja pse Çapja thotë ‘jam më i drejtë se drejtësia’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për asgjësimin e një përgjimi të Taulant Ballës, pasi prokuroria kërkoi me urgjencë shkatërrimin e përgjimit me argumentin se ishte bërë gabimisht.

Detajet për këtë çështje i dha fillimisht Ardjan Çapja nga salla e gjyqit.

“Nëse pëgjimi është bërë padashje, gjyakta para se të merrte vendimin duhet të shikonte veprimtarinë e personit, jo ta hiqte nga përgjimi. Kështu bëhet gjykata bashkëpunëtore në krim.

Kjo e Çapjas është si monologu i kumbarit që thotë, sa më lart të shkoj aq i madh llumi! Prandaj Çapja thotë jam më i drejtë se drejtësia. Mbrohet grupi rival, që të shkatërrohet grupi Çapja.

Sigurisht ai do të mendojë se ka një drejtësi që është shërbëtore e një grupi kriminal. Kemi grupe kriminale të mbështetur nga një politikanë që mund të porosisin edhe vrasje”, tha Abilekaj.

You may also like