Shkarkohet kryetari i Partisë Konservatore në Britani, fshehu një hetim mbi taksat e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri britanik Rishi Sunak shkarkoi kryetarin e Partisë Konservatore Nadhim Zahawi të dielën pasi një hetim arriti në përfundimin se ai kreu një shkelje serioze duke fshehur një hetim mbi taksat e tij. Është skandali i fundit që godet partinë e kryeministrit.

Sunak fillimisht e kishte mbështetur zotin Zahawi por më pas i kishte kërkuar një këshilltareje të pavarur që të hetonte mbi këtë çështje, pasi doli në pah se zoti Zahawi kishte arritur një marrëveshje me agjencinë britanike të taksave HMRC vitin e kaluar lidhur me taksat e tij.

Zahawi ka thënë se organi tatimor arriti në përfundimin se ai kishte qenë “i pakujdesshëm” me deklaratat e tij, por nuk kishte gabuar qëllimisht për të paguar më pak taksa, duke konfirmuar se i kishte paguar një gjobë HMRC-së.

Këshilltarja e pavarur e caktuar nga zoti Sunak, Laurie Magnus tha se Zahawi nuk deklaroi se taksat e tij po hetoheshin kur u emërua për një kohë të shkurtër ministër financash vitin e kaluar dhe nuk dhe detaje kur Sunak e emëroi në detyrën aktuale.

“Pas përfundimit të hetimit të Këshilltares së Pavarur. është e qartë se ka pasur një shkelje serioze të Kodit Ministerial,” tha Sunak në një letër drejtuar zotit Zahawi.

“Si rezultat, ju njoftoj vendimin tim për t’ju larguar nga posti.”

Shkarkimi i kreut të partisë është një shqetësim tjetër për Sunak, pas një viti kaotik me tre kryeministra të ndryshëm britanikë.

Qeveria e tij e cila po përballet me inflacionin më të lartë prej dekadash dhe një valë grevash në sektorin publik, ka pasur rezultate të dobëta në sondazhet përpara zgjedhjeve të pritshme të 2024-ës.


Top Channel

You may also like