Shkarkohen edhe drejtori mjekësor dhe ai për infermieri në Spitalin e Pejës, pas rastit me foshnjën

by admin
Spread the love

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në lidhje me rastin e foshnjës së vdekur që ishte futur aksidentalisht në rrobalarëse, janë shkarkuar edhe drejtori mjekësor dhe ai për infermieri në këtë spital.

“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.

Lidhur me këtë rast më herët janë shkarkuar  shefi dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë, u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj, si dhe shtatë punonjës janë suspenduar nga detyra.

You may also like