Shkarkimi i Tuchel i kushton Chelsea, sa do përfitojë trajneri nga ky vendim

by admin
Spread the love

Pas rezultateve zhgënjyese në këtë start sezoni, drejtuesit e Chelsea shkarkuan trajnerin e tyre Thomas Tuchel. Megjithatë, tekniku gjerman nuk largohet “duarbosh” nga Londra.

Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, Chelsea do të duhet të paguajë një shumë të majme për shkak të këtij shkarkimi. Bëhet fjalë për rreth 15 milionë euro që Chelsea duhet të derdhë në llogarinë e Tuchel.

Sakaq, për sa i përket zëvendësuesit të tij, Chelsea është duke punuar që të afrojë teknikun aktual të Brighton, Graham Potter. Qëndrojnë në fokusin e Chelsea edhe Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like