Shkaktoi “furtunë” largimesh në Postën Shqiptare, kryeministri Rama shkarkon Ervin Bushatin, ja kush e zëvendëson

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama, ka shkarkuar Drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushatin, theksojm ë që  ky shkarkim është bërë ditën e djeshme, ndërkohë që  në vend të tij është komanduar Anisa Kaltanji.

Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar, pasi nuk arriti të fitonte mandatin e dpeutetit në zgjedhjet e 25 Prillit, pavarësisht se ishte i renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë, ndërkohë që dha dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste në Kryeqytet.

Pasi erdhi në krye të Postës Shqiptare, Ervin Bushati, shkarkoi disa zyrtarë me eksperiencë disa vjeçare në këtë institucion.

Disa prej zyrtarëve të Postës Shqiptare të shkarkuar nga Bushati:

Vangjush Andoni – Drejtor Departamenti

Elidjana Çela – Drejtoreshë Departamenti

Anisa Kaltanji – Drejtoreshë Departamenti

Elidon Ormeni – Drejtor Auditi

Shpati Kolgega – Drejtor i Filialit Tiranë

Fatos Hasana – Drejtor i Burimeve Mbështetëse

Evis Brari – Drejtoreshë Finance

Mirela Hoxha – Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore

Hipokrat Biba – Drejtor Juridik

Ergest Manaj – Drejtor i Shpërndarjes

Rabjana Llanaj – Drejtoreshë e Sigurisë

Romir Dhukaçi – Kryetar i Degës së Filatelisë dhe Pullës./Newsbomb

You may also like