Shkaktoi debat të madh në rrjet, producentja e serialit ‘Rrushe’ tregon se pse i janë vendosur titrat shqip

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e së martës nisi në Top Channel seriali ‘Rrushe’, teksa ajo që shkaktoi shumë debat ishte ‘përkthimi’ i filmit shqip-shqip, duke e titruar. Së fundmi, vetë producentja e serialit ka treguar arsyen se pse është marrë ky vendim.

Në një postim në rrjete sociale, ajo thotë se arsyeja kryesore ka qenë që serialin të mund ta përcjellin edhe personat që nuk mund të dëgjojnë ose që kanë dëmtim të dëmtuar. Mirëpo e pranon që arsyeje tjetër është edhe përdorimi i disa zhargoneve loakale në serial.

Duke parë debatet që ka ngjallur titrimi i  serialit “Rrushe” në Top Channel, mund të them që arsyeja kryesore pse kemi vendosur të kemi titrim ka qenë ofrimi i mundësisë që serialin të mund ta përcjellin dhe ta shijojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë apo personat me dëgjim të dëmtuar.

Veç kësaj, ata që e kanë parë serialin, e kanë vërejtur që për hir të origjinalitetit, në serial, përveç gjuhës dialektore, përdoren edhe lokalizmat, zhargoni, “slang”-u, etj., që jo domosdo kuptohet nga të gjithë, prandaj është menduar që titrimi për transmetim në Top Channel të bëhet sa më afër gjuhës standarde, në mënyrë që çdo detaj i dialogjeve të kuptohet nga gjithë audienca shqiptare, siç është praktikë në shumë vende të botës me diversitet gjuhësor“, ka shkruar ajo në Facebook.

You may also like