Shitjet e automjeteve elektrike me bateri rriten ndjeshëm në T III 2022 në Europë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg
Në tremujorin tretë 2022, pjesa e tregut të makinave elektrike me bateri (BEV) u rrit ndjeshëm, duke përfaqësuar 11.9% të shitjeve totale të automjeteve në BE

 

Në tremujorin e tretë 2022, pjesa e tregut të automjeteve elektrike me bateri (BEV) u rrit ndjeshëm falë rritjes së vazhdueshme të shitjeve. BEV përfaqësojnë tani 11.9% të shitjeve totale të makinave në BE (krahasuar me 9.8% në tremujorin e tretë 2021).

Edhe automjetet hibride elektrike fituan pjesë tregu, duke përfaqësuar 22.6% të të gjithë shitjeve (nga 21.2% në tremujorin e tretë 2021). Pavarësisht humbjes në pjesë tregu, automjetet me naftë dhe benzinë mbizotërojnë ende në treg, me një pjesë të kombinuar 54.3%.

 

Automjetet me naftë dhe benzinë

Nga korriku në shtator 2022, shitjet e automjeteve me benzinë në BE u reduktuan me 3.3%, në 823.360 njësi. Për pasojë, pjesa e tregut të automjeteve me benzinë u tkurr nga 39.3% në tremujorin e tretë 2021 në 37.8% këtë vit.

Pavarësisht kësaj, benzina mbetet lloji i karburantit më i përhapur në BE. Ndërkohë, edhe shitjet e automjeteve me naftë u tkurrën me 4.7%, duke arritur në 360.596 njësi të shitura në Bashkimin Europian. Pjesa e tregut të automjeteve me naftë ka rënë me thuajse 1 pikë përqindje, në 16.5% të shitjeve totale (nga 17.5% në tremujorin e tretë 2021).

 

 

Automjete me energji alternative (Alternatively-powered vehicles – APV)

Në tremujorin e tretë 2022, automjetet elektrike me bateri (BEV) regjistruan rritjen më të fortë nga të gjitha llojet e karburanteve (+22.0%), me 259.449 njësi të shitura në të gjithë BE-në.

Me përjashtim të Danimarkës (-2.6%) dhe Italisë (-35.0%), të gjitha tregjet e rajonit ndikuan në ecurinë pozitive, me rritje madje treshifrore në Qipro (+490.0%), Letoni (+231.8%), Rumani (+213.4%) dhe Bullgari (+101.7%).

Por, shitjet e makinave elektrike hibride plug-in (plug-in hybrid electric vehicles – PHEV) u tkurrën me 6.0% në tremujorin e tretë të vitit, me humbje në të gjitha tregjet kryesore të BE-së. Si Italia, edhe Franca, regjistruan rënie dyshifrore (përkatësisht -22.2% dhe -14.3%), ndërkohë Gjermania dhe Spanja regjistruan rënie më të lehta (-0.9% dhe -1.0%). Si pasojë e kësaj ecurie negative, PHEV humbën pjesë tregu krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke përfaqësuar tani 8.5% të shitjeve totale.

Me 492.011 njësi të shitura nga korriku në shtator, shitjet e makinave hibride elektrike (hybrid electric vehicles – HEV) u rritën me 6.9%. Pjesa e tyre e tregut u rrit me 1.3 pikë përqindje, duke arritur në 22.6% të tregut total. Ndër tregjet kryesore të rajonit, vetëm Gjermania regjistroi rënie (-1.5%). Italia regjistroi rritjen më të madhe (+20.8%), ndjekur nga Franca (+15.6%) dhe Spanja (+11.3%).

Shitjet e makinave me gaz natyror (natural gas vehicles – NGV) në BE pësuan një tjetër humbje dyshifrore (52.4%), kryesisht për shkak të rënies së fortë në Itali (-71,2%) – tregu më i madh i rajonit, që përfaqëson më shumë se 40% të shitjeve totale. Për pasojë, pjesa e tregut të makinave me gaz natyror u përgjysmua në tremujorin e tretë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Shitjet e makinave me gaz të lëngshëm të naftës (GPL) u tkurrën me 9.5% duke arritur në 55.418 njësi, pasi dy tregjet më të mëdha për këtë lloj karburanti pësuan rënie: Franca (-14.9%) dhe Italia (-3.1%).

 

/ ACEA


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like