Shitja tek Investcorp, Ambrossini: Milani i ri të nisë me konfirmimin e Maldinit

by admin
Spread the love

Milani mund të shitet nga fondi Elliott, që është në bisedimet me fondin e investimeve nga Bahreini, Investcorp. Palët janë në bisedime dhe sigurisht që këto lajme sjellin edhe reagime të ndryshme.

Një qëndrim e ka mbajtur edhe Massimo Ambrosini, i cili ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. Ish-mesfushori mendon se kushdo ta blejë klubin duhet të konfirmojë drejtuesit aktualë.

“Ndër meritat e Elliott është se ka zgjedhur njerëzit e duhur në nivel menaxherial dhe teknik. Maldini dhe Massara kanë ndërtuar një ekip të nivelit të lartë, Pioli ka bërë të njëjtën gjë duke udhëhequr grupin me ide të qarta.

Është e vështirë të mendosh se kushdo që do të marrë pronësinë e klubit, nuk e ka një figurë referimi me të cilin do të prezantohet. Mendoj se pikënisja duhet të jetë konfirmimi i drejtuesve aktualë”.

Po trajneri Pioli? “Analiza teknike nuk mund të kushtëzohet nga ajo që do të ndodhë me pronësinë e klubit. Milani ka realizuar një projekt që ka dhënë frytet e tij dhe Pioli është një nga arkitektët kryesorë”, është shprehur Ambrosini. / oversport.tv

Foto: AC Milan, Facebook

You may also like