Shitja e Chelsea, Abramovich: Punuam të gjejmë pronarin e duhur për klubin

by admin
Spread the love

Verën e vitit 2003 vendosi të blejë klubin e Chelsea dhe që në fillim tregoi se donte t’i bënte londinezët një nga klubet më të mëdha në Europë. Ia ka dalë, pasi ka fituar dy herë Champions League dhe ka parë që londinezët të çojnë edhe titullin kampion në Premier League.

Tashmë është detyruar ta shesë Chelsea, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Qeveria britanike me sanksionet e saj bëri që Abramovic të hiqte dorë nga klubi dhe tashmë oligarku rus ka edhe disa fjalë për të thënë pas shitjes së Chelsea.

“Kanë kaluar gati tre muaj që kur kam shpallur objektivin për të shitur Chelsea. Gjatë kësaj kohe periudhe të gjithë kanë punuar shumë për të gjetur kujdestarin e duhur për klubin, që ta drejtojë me sukses në kapitullin e tij të ardhshëm.

Pronarët e rinj të këtij klubi vijnë me një përgjegjësi të madhe. Që kur kam ardhur te Chelsea, gati 20 vite më parë, kam dëshmuar se çfarë mund të arrijë ky klub.

Qëllimi im ka qenë që të siguroj që pronari i ardhshëm të ketë një mentalitet që do të mundësojë suksese për ekipin e meshkujve dhe femrave, si dhe vullnetin dhe përpjekjen për të vazhduar zhvillimin e akademisë dhe fondacionin Chelsea.

Jam i lumtur që kërkimi arriti në një finalizim të suksesshëm. Ndërsa ua dorëzoj Chelsea pronarëve të rinj, do të doja t’u uroja më të mira, si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.

Ka qenë një nder i jetës time të jem pjesë e këtij klubi. Do të doja të falënderoja të gjithë lojtarët që kanë luajtur më parë me skuadrën, ata që janë tani, stafin dhe sigurisht tifozët, për këto vite të jashtëzakonshme.

Jam krenar që si rezultat i sukseseve tona të përbashkëta, miliona njerëz tani do të përfitojnë nga fondacioni i bamirësisë që po krijohet. Kjo është trashëgimia që kemi krijuan së bashku. Faleminderit”, shkruhet në letrën e Roman Abramovic. / oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like