Shiten 6 fanellat e Mesit të veshura në Botëror, “pleshti” nuk arrin të thyejë “rekordin” e Majkëll Xhordanit

by admin
Spread the love

Një koleksion prej 6 fanellash të kombëtares së Argjentinës, të përdorura nga Lionel Mesi në Kupën e Botës 2022 të Katarit, u shitën në ankand për 7.8 milionë dollarë nga shtëpia “Sobethy” në Nju Jork, si pjesë e një eventi, ku një pjesë e fitimeve do të shkojnë për bamirësi.

Me këtë çmim, ky koleksion ishte shumë larg rekordit për artikullin më të shtrenjtë sportiv të shitur në ankand në histori, i cili i përket një fanelle të Chicago Bulls, të veshur nga Majkëll Xhordan në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së, 1998. Sezoni i famshëm i ‘Last Dance’, e cila u shit gjithashtu nga “Sotheby” në 2022 për 10.1 milionë dollarë.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like