Shilegovi pranon humbjen, uron Arsovskën për fitoren

by admin
Spread the love

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Shkupit dhe kryetari aktual, Petre Shilegov, në konferencën për shtyp para mediave ka uruar kundërshtaren e tij, Danela Arsovskën, për fitoren dhe ka falënderuar të gjithë ekipin që ka punuar me të në këto katër vitet e fundit për Qytetin e Shkupit.

“Falënderoj të gjithë qytetaret që dolën në këto zgjedhje. Falenderoj të gjithë aktivistët që u përpoqën me të gjitha forcat në këto zgjedhje. Uroj kundërshtaren time, Danela Arsovska, për fitoren dhe në udhëheqjen 4-vjeçare të qytetit për ta çuar përpara, bashkë me projektet që kanë filluar në mandatin tonë, në rrugët, urat dhe parqet e qyteti tonë”- tha Shilegovi.

Lajme interesante

You may also like