Shilegov: Në rrethinë e dytë do të arrijmë fitore më të madhe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i tanishëm i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov është i bindur se do të arrijnë fitore në rrethinë e dytë.

Ai ka thënë se pret që të dalin ata që kanë abstenuar në rrethinë e parë dhe se partia e tij, LSDM kanë kapacitete më të mira për të bërë koalicione.

“Kemi punuar me shumë mund në këto katër vitet e kaluara dhe Shkupi u bë qytet evropian. I bëjmë thirrje qytetarët të cilët për çfarëdo arsye nuk dolën në votim në rrethinë e dytë të votojnë në mënyrë masiave. Jam i bindur se për shkak kësaj por edhe kapaciteteve koalicionuese do të arrijmë fitore më të madhe”, ka thënë Shilegov, raporton SHENJA.
Ai ka shtuar se Arsovska si kandidate e VMRO-DPMNE e ka arritur rezultatin e njëjtë të kësaj partie në zgjedhjet e kaluara parlamentare.

 

You may also like