Shilegov: E uroj Arsovskën për fitoren

by admin
Spread the love

Kryetari aktual i Shkupit, Petre Shilegov, e ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Ai e uroi për fitoren kundërkandidaten e tij, Danella Arsovskën, e cila është mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja.

“E uroj Arsovskën për fitoren. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe të gjithë ata që votuan për mua. Në qeverisjen e kaluar kemi lënë gjurmë të pashlyeshme në Shkup”.

 

“Do të jemi edhe më tej në Shkup për ta modernizuar qytetin dhe për të mos na u përsëritur ajo e kaluara. Mendoj se arritëm që Shkupin ta vendosim në rrugën e duhur”, tha mes tjerash Shilegov.

You may also like