“Shiko babai yt”, fjalia që prishi marrëdhëniet mes Lukakut dhe Tuchel

by admin
Spread the love

Rikthimi i Romelu Lukakut tek Interi tashmë është fakt pasi sulmuesi belg është zyrtarizuar te zikaltrit. Gjithashtu, sipas mediave angleze, fakt është edhe se Lukaku ka pasur një raport aspak të mirë me trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel.

Madje, në Angli shkojnë edhe më tej dhe zbulojnë momentin kur Romelu Lukaku dhe Thomas Tuchel kanë pasur krisjen mes tyre. Ka qenë një fjali e teknikut gjerman që ka bërë Lukakun të zemërohet me të e marrëdhënia mos të riparohet në vazhdim.

Të dy ishin duke parë një ndeshje të Tottenham, ndërsa në momentin që Conte shfaqet në ekran, Tuchel i drejtohet Lukakut duke i thënë: “Shiko, babai yt”. Kaq ka mjaftuar që Lukaku të zemërohet e dyshja të prishë marrëdhëniet, por mos i rregulluar. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like