Shifra marremendëse e borxheve të Barcelonës ndaj klubeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Barcelona akoma u ka borxh rreth 115 milionë euro klubeve për transferimin e disa lojtarëve përgjatë viteve.

Edhe pse borxhet ndaj klubeve tjera janë zvogëluar për 28.4 për qind, megjithatë Blaugranët akoma u kanë borxh një shumë të lartë.

Presidenti i Barcës, Joan Laporta dhe drejtori gjeneral, Fran Reverter, të mërkurën do ta prezantojnë para mediave raportin më të fundit të auditimit, porse detajet tashmë kanë rrjedhur.

Sipas 2Playbook, katalunasit i kanë borxh Juventusit 39 milionë euro për transferimin e Miralem Pjanicit, 32 milionë euro Ajaxit për Frenkie de Jong dhe 16 milionë euro të tjera për Sergino Dest, ndërsa 13 milionë euro ia kanë akoma borxh Liverpoolit për Philippe Coutinho.

Kjo është shumë e zakonshme për pagesat e transferimeve të shpërndara me këste vjetore, mirëpo problemi qëndron se Barcelona vazhdon të jetë në borxhe të mëdha.

Në vitin kalendarik 2020/2021, katalunasit regjistruan humbje prej 481 milionë euro, ndërsa buxheti i klubit për edicionin 2021/2022 është reduktuar nga 1 miliard e 47 milionë euro (para COVID-it) në 765 milionë euro.

euro klubeve për transferimin e disa lojtarëve përgjatë viteve.

You may also like