Shfrenon fantazinë trajneri i Marokut: Ne, Rocky Balboa i këtij Botërori!

by admin
Spread the love

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, në qiellin e shtatë pas kualifikimit të afrikano-veriorëve në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Pas fitores ndaj Portugalisë (1-0) në ndeshjen çerekfinale të luajtur në “Estádio Al Thumama”, në Doha, 47-vjeçari deklaroi:

“Pas Spanjës, ne arritëm të triumfonim edhe ndaj një skuadre të madhe si Portugalia. Dhamë gjithçka, kemi ende pak lojtarë të dëmtuar, por ata që po luajnë e çuar veten deri në rraskapitje. Ky grup ka një gjendje shpirtërore të jashtëzakonshme”.

Walid Regragui bëhet trajneri i parë afrikan që çon për herë të parë në histori një skuadër afrikane në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

“Para ndeshjes, u thashë djemve se ishte e nevojshme të shkruanin historinë për Afrikën! Jam shumë, shumë krenar për ta”, tha Regragui.

Gjatë fjalës së tij ë konferencën për shtyp, Regragui iu referua sagës së famshme filmike “Rocky”, me protagonist Sylvester Stallonen, duke u shprehur: “Ne jemi Rocky Balboa i këtij Botërori!”/ Super Sport


Top Channel

You may also like