Shevchenko: Po sulmohen korridoret humanitare, nëna dhe motra ime janë bllokuar

by admin
Spread the love

Pushtimi rus në Ukrainë po vazhdon dhe shumë qytetarë janë bllokuar në vendet e tyre. Rasti është i njëjtë edhe për familjarët e legjendës ukrainase të futbollit Andriy Shevchenko. Ish-sulmuesi i Milanit foli për Sky TG 24 ku ndër të tjera tregoi edhe situatën e familjarëve të tij në Kiev.

“Për momentin nëna dhe motra ime janë nën rrethim në Kiev. Ata pritën pesë persona të ardhur nga Bucha, qyteti ku shkoja të stërvitesha kur isha futbollist i ri. Ata janë miq të motrës sime, jetonin në një bodrum dhe nuk kishin më energji elektrike dhe ushqim.

Bucha është shkatërruar plotësisht dhe rusët po sulmojnë edhe korridoret humanitare. Përpjekja për t’u larguar nga Ukraina po bëhet më e rrezikshme për familjen time”. /oversport.tv

Foto: Genoa CFC Facebook

You may also like