Shevchenko: Miqësia me Roman Abramovich nuk do të jetë më njësoj  

by admin
Spread the love

Sigurisht që nuk është një kohë e lehtë për Andriy Shevchenkon. Legjenda e Milanit është rreshtuar në vijën e parë për t’i thënë jo luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në çdo mënyrë dhe me çdo mjet ai po përpiqet të bëjë thirrje për rivendosjen e rendit dhe paqes.

Në një intervistë për tabloidin britanik Daily Mail ai foli për marrëdhënien me pronarin e Chelsea, Roman Abramovic. Manjati rus e bleu atë në verën e vitit 2006 për ta marrë nga Milani te “Blutë e Londrës”.

Ajo që ndodhi kohët e fundit, megjithatë, ka përkeqësuar pashmangshmërisht marrëdhëniet mes të dyve dhe Andriy nuk e fsheh: “Ne kishim një marrëdhënie të gjatë miqësie, por nuk mendoj se mund të jetë përsëri e njëjta gjë”, tha Shevchenko, duke nënvizuar se si gjërat do të ndryshojnë mes tij dhe të njohurve dhe miqve rusë.

“Në të njëjtën kohë unë e di se ka shumë rusë që duan të ndalojnë luftën dhe unë ende dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë pjesën e tyre për të sjellë përsëri paqen në vendin tim, të ndalojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe fëmijëve. Të gjithë e dimë se lufta është mizore, por nuk mund ta durojmë atë.”

Duke folur për periudhën e vështirë që po kalon Chelsea, ai tha: “Historia e klubit nuk mund të fshihet dhe e kuptoj që është një kohë e vështirë për tifozët. Por jam i sigurt se ata do të jenë gjithmonë aty sepse e duan klubin”. /oversport.tv

Foto: Andriy Shevchenko, Twitter

You may also like