Sheshi i Shkupit i stërmbushur me donacione – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditë zie në vend – vijojnë aksionet humanitare

Në vendin tonë sot është ditë zie për nder të viktimave nga tërmeti shkatërimtar në Turqi dhe Siri. Ndërkohë kanë vijuar edhe aktivitetet humanitare për grumbullimin e ndihmave.

Në përkujtim të viktimave nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri në vendin tonë sot është ditë zie. Vendimin, sic njofton KlanM, e solli dje Qeveria, si shprehje e solidaritetit dhe respektit për numrin e madh të jetëve të humbura njerëzore, të shkaktuara nga tërmeti katastrofal që ndodhi në Turqi dhe Siri, më 6 shkurt.

Flamujt vendosen në gjysmë shtizë para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut…

Por, edhe para përfaqësive diplomatike – konsullare.

Konform këtij vendimi, sic njofton KlanM, radiodifuzerët – televizionet dhe radiot kanë adaptuar programet e tyre dhe emetojnë përmbajtje që I përgjigjen ditës së zisë.

Pavarësisht ditës së zisë, vijojnë aksionet e për grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti. Kështu duket sheshi i Shkupit.

Tesha të vjetra e të grisura, veshmbathje të papërdorshme janë disa nga donacionet që, sic njofton KlanM, kanë revoltuar organizatorët dhe vullnetarët. Të revoltuar janë edhe qytetarët.

“Sinqerisht, Turqia është vend i pasur, kësi tesha kanë sa të duash. Njerëzve atje u duhen para, në rregull janë teshat, por jo kështu”

“Duhet më shumë mjete higjienike, ushqime, por më tepër para. Qeveria turke do t`i shpërndajë paratë atje ku ka më së shumti nevojë”

“Mendoj duhet ushqime. Nuk e di nëse kjo garderobë do të mbërrijë atje, por paratë dhe ushqimet janë më se të domosdoshme”

“Kjo është shumë pak, popullata duhet më tepër të dhurojë”

Organizatorët, pavarësisht kaosit të shkaktuar, thonë se do të vazhdojnë me operacionet e ndihmave.

“Interesimi është shumë i madh dhe kërkohet që të mos largohemi nga këtu”

“Do të hapim punktin në vend tjetër, sot është dita e 8-të dhe Qyteti I Shkupit tashmë nuk lejon. 100.000 pako kemi dërguar në Turqi, për sot mjafton”

Ndërkohë, sic njofton KlanM, nga Kryqi I Kuq kanë njoftuar se deri sot përmes linjave telefonike dhe nga Fondi për Solidaritet janë grumbulluar mbi 20 milionë denarë. /KlanMacedonia

You may also like