‘Shes abonimin 3-mujor nëse del Luizi nga BBV’, ja kush janë VIP-at që mbështesin këngëtarin

by admin
Spread the love

Spektakli i së martës në Top Channel, ‘Big Brother VIP Albania’ vijon të jetë kryefjala e çdo tavoline e lajmi kryesor në mediat rozë. Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Luiz Ejlli, i cili është edhe një nga konkurrentët e këtij edicioni bëri deklaratën e fortë se vuan nga një sëmundje e rëndë, teksa në puntatën e së martës, ai i shokoi të gjithë ndërsa tha se kjo nuk ishte historia e tij, por e një shoku.

Pas vizitave të kryera gjatë mbrëmjes së të martës, rezultoi që Luizi gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka probleme të theksuara shëndetësore. Por lotët e Luizit gjatë spektaklit kanë ngritur dyshimet se ai mund të jetë vërtetë i sëmurë, por produksioni nuk mund ta tregojë. Megjithatë, shqiptarët janë ndarë tashmë në dy kampe, në ata që besojnë në atë që thotë Luizi dhe në ata që besojnë te rezultatet e analizave.

Veç ndjekësve të thjeshtë, ‘në këmbë’ tashmë janë ngritur edhe shumë personazhë publikë, të cilët mbështesin Luizin. Ndër to mund të përmendim Xhensila Myrtezajn, Zaimina Vasjarin, Meridian Ramcajn, Ilda Bejleri, Gerta Shino, Einxhel Shkira, Fation Kuqari, Ilda Bejleri, Melisa Lleshi, Antigona Ramosaj, Armina Mevlani, Ariana e të tjerë.

‘Nuk e di nëse Luizi ka thënë të vërtetën apo e ka mohuar për mos t’u viktimizuar.. por ajo që di të them është se në të dyja rastet ai ka nevojë për ndihmë, njerez per t’i qendruar afer dhe jo reagim si banoret e tjere qe e largojne pa analizuar dhe pa kuptuar se pas kesaj gjeje dicka qendron’- shkruan në postimin e saj në Instastory, Armina Mevlani.

Ndërkaq, Zajmina Vasjari ka shkruar se ‘shet abonimin 3-mujor nese del Luizi’, duke treguar kështu mbështetjen e qartë ndaj këngëtarit.

You may also like