Sherri për kujdestarinë, nëna digjet së bashku me 4 fëmijët

by admin
Spread the love

Një tragjedi është regjistruar ditët e fundit në Missouri të SHBA, ku një nënë iu mori jetën 4 fëmijëve të saj dhe vetes duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin.
Mendohet se 39 vjeçarja Bernadine Prusner e ndërmorri këtë akt të rëndë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe betejave ligjore që ajo kishte me baballarët e fëmijëve për kujdestarinë.

Nga zjarri humbën jetën binjaket 9-vjeçarë Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe Millie 2 vjeç, teksa fqinjët e konsideronin gruan si shembullore dhe të dedikuar pas fëmijëve të saj.

Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prausner kishte postuar një foto me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta.

MARKETING



You may also like