“Sherret” me Elgit Dodën e Arjan Konimin, “sqarohet” Meridian Ramçaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Big Brother VIP” përfundoi, po ashtu Meridiani nuk ka qenë më opinionist as në “Për’puthen”. Megjithatë, temat e nxehta të këtyre dy emisioneve, më saktë “sherret”, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut.

I ftuar në “Glamour Zone”, Meridiani foli për të dyja këto përplasje të tijat.

’ Unë vlerësoj shumë fjalët e njerzëve nga goja kur dalin, iu jap peshë. Unë kurrë nuk atakoj njeri. Në asnjë rast nuk jam mundur të atakoj dikë ose të ofendoj dikë. Ama në mometin që dikush të cënon atë kornizën e kuadratit tim që kam, imazhit tim, karakterit tim që unë mezi e kam krijuar në fakt. Aty bëhem shumë i keq. Kushdo besoj. Nuk ka njeri që do dikë më shumë se veten e tij.

Ajo që më ka bërë përshtypje është që sa herë që unë kam qenë opinionist në ‘’Për’puthen’’, te dhoma e grimit gjithçka ka qënë shumë okej. Kanë qënë ato “do flasësh ti se jam i lodhur” dhe nuk e di sa tjetërsohej kur xhirohej puntata.

Ama di dhe këtë që unë nuk kam futur asnjë mik për t’u pajtuar apo për të ndalur statuset e mia. Nuk e kam bërë këtë gjë’. Më kanë marrë njerëz në telefon që të lutem mos vazhdo me statuse dhe unë i kam thënë personit që më ka marrë në telefon, është person shumë i njohur, mikja ime, më gjej një status të cilin unë e kam ofenduar dhe publikisht do t’i kërkoj falje’’, tha Meridiani gjatë intervistës.

Ish-banori foli edhe për përplasjen që ka pasur me Elgit Dodën, që nuk kaloi pa statuse dhe thumbime në rrjete sociale. E gjitha nisi pasi këngëtari hyri në “Big Brother” dhe u takua me Donaldin.

‘’Unë kam qënë pjesë e një formati dhe po flisja për gjërat që kanë qënë pjesë e atij formatit që ka qenë Big Brother dhe ndërkohë që më vijnë ca stories që Elgiti ishte prekur për një fjalë që unë kisha thënë. Ishte komplet normale, ai i tha disa fjalë në vesh (Donaldit kur hyri në BBV) .

Nuk e kisha ofenduar. Nuk fola fjalë të këqija për të, thjesht thashë që produksioni duhet të jetë më i kujdesshëm tashmë te personat publikë që hyjnë brenda, sepse dashje pa dashje një fjalë apo një tjetër që thuhet brenda keqinterpretohet jashte edhe lë hapsira për t’u interpretuar si do ti pastaj.

Për aq kohë sa duket sikur jep informacione dhe këtu nuk më pëlqeu fakti që bëri një status dhe unë nuk u kurseva. Unë nuk e di si një njeri mund të prishë pushimet e veta, luksin ku po admiron atë kohë që ne mezi e presim pushimet dhe të merret me mua.’’ – tha Meridiani.


You may also like