Sherr dhe ironi në emision, i ftuari braktis studion e Erla Mëhillit: Hë ike? Si i bëhet tani? Heshtje!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas disa rastesh kur kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani u përplas me Besard Kadian, zv. ministrin e Ekonomisë, ai vendosi të lërë studion e “Now me Erla Mëhillin”.

Shabani u shpreh se nuk kishte mundur të thoshte asnjë fjali deri në fund gjatë debatit për portin e Durrësit.

Pasi tentoi disa herë të ngrinte tezën e tij dhe Kadia e mori situatën me sportivitet, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio, pavarësisht insistimit të moderatores për të qëndruar.

“Kam shumë respekt për ty, por natën e mirë,” – u shpreh Shabani.

“Endri ike? Si i bëhet tani? Heshtje në emision,” – tha duke qeshur Kadia.

Më herët, kreu i Nismës Thurje i kërkoi zv. ministrit t’i jepte llogari për aferën e portit të Durrësit me argumentin se 40% e të ardhurave të tij shkojnë për rrogën e Kadias.

You may also like