Shërbimi sekret gjerman zbulon provat se rusët ishin përgjegjësit e masakrës në Bucha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Masakrat në Bucha ishin pjesë e strategjisë së Kremlinit dhe janë kryer nga Grupi Wagner. Kështu bën me dije shërbimi i inteligjencës gjermane, BND, që ka interceptuar mesazhe radiofonike të trupave ruse, që kanë diskutuar vrasjet brutale të civilëve në qytetin pranë Kievit.

Sipas “Spiegel”, mesazhet i janë përcjellë Parlamentit gjerman, duke treguar kështu se pretendimet e Kremlinit që trupat e pajetë janë inskenuar nga Ukraina, janë të rreme.

Grupin Wagner mendohet se e ka themeluar një ish-oficer i ushtrisë ruse, 51-vjeçari i quajtur Dmitri Utkin. Ai është një veteran i luftërave çeçene, një ish-oficer i forcave speciale dhe një nënkolonel i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse.

Grupi Wagner fillimisht hyri në veprim gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Tracey German, profesoreshë në King’s College në Londër, sqaron se ky grup mercenarësh ka luftuar që në ditët e para të pushtimit në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut.

Në javët para pushtimit rus të Ukrainës, mendohet se mercenarët e Grupit Wagner kryen sulme në Ukrainën lindore për t’i dhënë Rusisë një pretekst për të sulmuar, me anë të taktikës së quajtur “flamur i rremë”. Një operacion i flamurit të rremë është një veprim i kryer me qëllim të maskimit të burimit të vërtetë përgjegjës dhe fajësimit të një pale tjetër.

Së fundmi, shumë mesazhe janë shfaqur në mediat sociale ruse duke rekrutuar mercenarë dhe duke i ftuar ata në “një piknik në Ukrainë”. Megjithatë, grupet mercenare kanë filluar të përdorin emra të tjerë, të tillë si “The Hawks”. Candace Rondeaux, profesoreshë e studimeve ruse në Universitetin Shtetëror të Arizonës, thotë se kjo muntë shënojë një përpjekje për t’u larguar nga emri Wagner sepse tashmë emri i tyre është i njollosur.

You may also like